Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin në parlamentin maqedonas i cili i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese.
“Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.” shkruan Basha në një postim në twitter
“Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”.
Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi mbrëmjen e së premtes, nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.
ma.me