Vonesat në Rinas, kompensohen 700 pasagjerë

Numri i kompensimeve ka ardhur në rritje ndaj pasagjerëve të cilët kanë përjetuar vonesa mbi 2 orë apo anulimet e fluturimeve që kanë ndodhur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Nga të dhënat që sektori i pasagjerëve në TIA ka marrë nga kompanitë ajrore, rezulton se numri i personave që u janë pranuar kërkesat e ankimimit është rritur, duke shkuar në 700 kompensime nga 250 euro, ose me bileta të reja avioni në rreth një vit.

Duke u bazuar në këto shifra, rezulton se janë pranuar rreth 45% e ankesave të ardhura nga pasagjerë që kanë hasur probleme në udhëtimin e tyre. Nga analiza e të dhënave rezulton se nga muaji tetor në nëntor, numri është rritur me rreth 200 kompensime më shumë.

/A.Rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU