Janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën arrestet për operacionin “Volvo 4”, ku përfshihej grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste: Arben Ndoka dhe Arben Cuko..
Struktura e posaçme e sigurisë ka vendosur të shtojë trupojat për prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prenci dhe gjyqtarin e çështjes Bib Ndreca.
Ende nuk dihet nëse kanë marrë një kërcënim direkt, por Prokuroria ka deklaruar jo zyrtarisht se këto masa janë vendosur prej 4 ditësh nga Komisioni i Ruajtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Nuk ka kërcenim konkret, por vlerësim te një rreziku te mundshëm”, thuhet në një njoftim nga ana e Policisë.
Kujtojmë që operacioni “Volvo 4”m u zhvilluar në disa qytete, ku shkatërruar disa banda që merreshim me trafikun e kokainës dhe heroinës.
Bilanci
12 qytete – Forcat policore, RENEA, FNSH, dhe operacionalet kanë ushtruar kontrolle në qytetet, Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë
27 te arrestuar- Gjatë këtij megaoperacioni janë arrestuar 27 shtetas, 6 u shpallën në kërkim
100 Kontrolle – Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Laboratori i heroinës – Zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë në Has është pjesë e këtij operacioni.
“U sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës” informoi drejtori i policise.
Më 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenovë, Has ku u gjetën prekusorë për prodhimin ë lëndës narkotike.
ma.me