Vokshi flet për Teatrin: Jemi kundër çdo ligji, që prek pronën publike

Partia Demokratike ka reaguar përmes Albana Vokshit pas deklaratës së socialistit Eduard Shalësi, duke thënë se tjetërsimi i pronës publike shkel parimet kushtetuese, duke shprehur qëndrimin kundër amendimit të ligjit të teatrit.

“PD ka qëndrim të qartë në lidhje me ligjin Fusha dhe është kundër çdo ligji që ka për subjekt shkatërrimin dhe prishjet e teatrit kombëtar. PD është kundër çdo ligji i cili prek pronën publike duke e tjetërsuar atë. PD është kundër çdo ligji i cili ka për subjekt tjetërsimin e pronës publike në varësi të pushtetit vendor pasi shkel parimet kushtetuese”, tha Vokshi.

Rama tha ajo nuk ka nevojë për një ligj special dhe kjo u vërettua nga përgjigja e BE.

“Dhe përgjigja e BE vërtetoi atë që PD ka thënë që ditën e saj të parë, që ligji Rama-Fusha është ligj klientelist ndaj duhet kthyer mbrapsht”, tha Vokshi. Sipas saj, Rama tallet me “qytetarët gjoja për amendimin e një ligji për të hapur një garë për t’ia dhënë sërish kompanisë Fusha”.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU