VMRO-ja më në fund e njeh Xhaferin si kryetar Parlamenti

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për formimin e grupeve parlamentare. Në njoftimin me shkresë në të cilin nenvizohet se partia opozitare VMRO-DPMNE ka formuar 10 grupe parlamentare, raporton Alsat-M.

Partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit shkresën e ka drejtuar deri tek Kryetari i Kuvendit, duke e njohur kështu Talat Xhaferin si kryetar ligjvënësi të cilin deri më tani e akuzonin për kryerje funksioni pa legjitimitet.

Formimi i 10 grupeve parlamentare ndodh për herë të parë në historikun e ligjvënësit të Maqedonisë.

VMRO-ja ka përcaktuar edhe emrat e koordinatorëve dhe zëvendës-koordinatorëve, ndërsa përbërjet e grupeve parlamentare Xhaferi i lexoi në vazhdimin e seancës plenare duke e uruar njëkohësisht VMRO-DPMNE-në për njoftimin e dërguar në adresë të kryeparlamentarit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU