Vlorë, pako e dyshimtë pranë makinës, dyshohet për eksploziv

ILUSTRUESE

Një automjeti në Vlorë, dyshohet se i është vendosur lëndë plasëse.

Pronarii i mjetit me targa AA 233 OX, që ka njoftuar policinë, duke bërë me dije se pranë makinës së tij mund të jetë vendosur eksploziv pasi konstatoi një pako të dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes, pranë zonës së quajtur “Uji i Ftohtë, kanë shkuar forca të shumta policie, ku kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë nisur punën për të parë nëse pakoja është lënë plasëse.

Informacion paraprak:

Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ”Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.

Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU