Vlorë, një person tenton të vetëdigjet në dyert e gjykatës, e shpëton policia

Ditën e sotme 38 vjeçari me iniciale A.C., ka tentuar të digjte veten me lëndë djegëse në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rilindja” përpara Gjykatës së Apelit Vlorë.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes ka arritur policia duke ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes që mund të kishte përfunduar me humbje jete, fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 38 vjeçarin të merrte këtë veprim ekstrem.

38 vjeçari po pyetet në ambientet e policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerrte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.

ma/me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU