Vlorë/ Mjeti përplas motorin, rëndë drejtuesi

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në Vlorë.

Në lagjen 24 Maji të Vlorës. një automjet tip Audi ka goditur një motor duke plagosur drejtuesin e tij.

Bëhet e ditur se drejtuesi i motorit është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit bregdetar.

Ndërkohë mësohet se është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës drejtuesi i makinës./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU