Vlorë/ I gjendet kanabis në banesë, prangoset 20-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestohet shtetasi:

  • Klevis Oruçiu, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen nr.1 Sarandë, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në banesë një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 550 gramë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU