Një 18-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me pushkë në ajër pas një konflikti me dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Rexhepaj. I arrestuari është E.S. 18 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë për arsye se më datë 19.11.2016, në fshatin Rexhepaj, shtetasi E.S., për motive të dobëta, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim për të kanosur shtetasit R.M dhe H.M (bashkëfshatarët e tij).
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armën e zjarrit “Gjysmë-automatike”, model 56,
– 17 copë fishekë të kalibrit 7.62
– 1 krehër
Panorama/d.i.