Vllaznia ndal Kukësin, Partizani merr kryesimin e Superligës

Lajmi i mirë për Kukësin është që mbetet i pamposhtur në kampionat. Lajmi i keq është që duhet ta lërë kreun e renditjes pas 13 javësh në udhëheqje.

Barazimi pa gola ndaj Vllaznisë e zbret skuadrën e Ernest Gjokës nga froni, me partizanin që tani kryeson i vetëm me dy pikë avantazh (58-56).

Në “Zeqir Ymeri”, ndeshja e javës së 28-të të Kategorisë Superiore i pati të gjitha përveç golit. Ishin dhjetëra raste të shpërdoruara në të dyja portat, me miqtë shkodranë të cilët dalin më të kënaqur nga ky barazim.

Falë pikës së sotme ekipi i Armando Cungut i bashkohet Luftëtarit në vendin e katërt, me pikë të barabarta (36′)./panorama/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU