VLERESIMI I MA/ Renditja e gjimnazeve publike e private në Tiranë, kryeson “Sami Frashëri”

Drejtoria Arsimore e Tiranës ka publikuar renditjen e 39 shkollave të mesme të kryeqytet. Vlerësimi i shkollave të mesme është bërë në bazë të vlerësimeve të arritura për vitin shkollor 2015-2016. Janë 11 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen e 15 gjimnazeve publike dhe 24 private. Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Sami Frashëri”, ndërsa mes atyre private renditet “Ernest Koliqi”.
RENDITJA
Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 11 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të pesë provimeve të maturës, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e përfundimit të klasës përkatëse, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt nxënësve të regjistruar në fillimin të vitit shkollor, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit.Nga 11 treguesit, të cilët maten për performancën e institucioneve arsimore rezulton se gjimnazi me treguesit më të mirë është “Sami Frashri”, ndërsa pesë gjimnazet më të mira janë: “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “P.N.Luarasi”, “A.Z.Çajupi”. (Renditja e tyre është bërë sipas renditjes së DAR Tiranë).
Në vendin e 6 është “Partizani” dhe i renditur në vendin e 7 është gjimnazi “Myslym Keta”.Ndërkohë që ka dy vende të 8-ta, pasi 11 treguesit që janë matur për gjimnazet “Arben Broci” dhe “Sinan Tafaj” janë të barabarta. Vendi i 9- të është shkolla e mesme “Besnik Sykja” në vendin e 10-të është “Sandër Prosi”, më tej në vendin e 11-të vijojnë “Eqerem Çabej”. Tri të fundit janë “Adulla Keta” në vendin e 12-të, “Aleks Buda” është vendi i 13 dhe në fund në vendin e 14-të renditet gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”.Renditja e mësipërme është renditja përfundimtare ku janë mbledhur të 11 shumat e treguesve, pasi nëse i referohemi një treguesi të veçantë, renditja e këtyre shkollave nuk është e tillë. Shembull: gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili në renditjen përfundimtare është i pari, për treguesit e rezultateve të gjuhës angleze në provimin e maturës renditet në vendin e 3-të.Të detajuar bashkëngjitur shkrimit është renditja e 15 gjimnazeve publike si dhe renditja e 24 gjimnazeve jopublike.
Pesë gjimnazet më të mira private janë: “Ernest Koliqi”, “M.Akif” Vajza”, “Faik Konica”, “M.Akif” Djem”, “Arsakeio”.Në fund të listës së renditjes të shkollave private të bërë publike nga Drejtoria Arsimore e Tiranës “Qëllimi i Jetës”, “Aristoteli” dhe “Mrekullia”. Renditjen e plotë të 39 gjimnazeve publike dhe private në qytetin e Tiranës i keni në listat e mëposhtme. balkanweb /MA.MEgjimanzet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU