Vlerat ushqyese dhe përfitimet e shumta shëndetësore nga konsumi i spinaqit

Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese. Është burim i pasur i antioksidantëve

dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.

Spinaqi është në dispozicion gjatë tërë viti, veçanarisht gjatë dimrit mund të përgatitni si sallatë, paragjellë, por edhe ushqim kryesor. Spinaqi fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa ne ju sjellim më të rëndësishmet.

Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorikë dhe përqindje të ulët të yndyrave (100g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).

Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është njëri nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe regullimit të nivelit të kolesterolinës.

100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e ruazave të kuqe të gjakut.

Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve. Reduktojnë nivelin radikaleve të lira në trup dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga radikalet e lira.

Spinaqi është i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjinerimi makular.

Vitmina A do të ruaj shëndetin e lëkurës dhe syve. Kunsumimi i ushqimeve të freskëta të cilat janë të pasura me vitaminë A do të mbrojnë trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe mushkërive.

Spinaqi përmban vitaminën K. Vetëm 100 g spinaq i freskët ofron madje 402 ug të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K. Vitamina K do të forconë eshtrat tuaja, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

Kjo perime me gjethe të gjelbra është butim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çregullimeve të lidhura tek bebet.

Vetëm 100 g spinaq të freskët do të ofrojë rreth 47 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon trupin ta forcojë imunitetin dhe parandalojë krijimin e sëmundjeve të ndryshme, shkruan Koha Ditore.

Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri. Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve. Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar ruazat e kuqe të gjakut. Zinku është i nevojsëm për rritje dhe zhvillim, prodhimin e spermës kualitative dhe përmirësimin e tretjes.

Spinaqi është burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 të cilat përmirësojnë koncetrimin, shëndetin e sistemit kardiovaskular, mbrojnë nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmi në zemër.

Blerja dhe ruajtja

Spinaqi më së shumti është në dispozicion gjatë muajve dimërorë. Zgjidhni spinaqin i cili ka ngjyrë të gjelbërt të mbyllët dhe qe ka gjethe të freskëta. Shmangni spinaqin i cili ka shenja siç janë pikat e verdha.

Spinaqin pastrojeni mirë dhe zhyteni në ujë 30 minuta për të larguar tërë pluhurin, papastërtinë dhe pesticidet.
Edhe pse në frigorifer mund të qëndroj edhe deri në një javë, më së miri do të ishte ta konsumoni të freskët sepse atëherë do të shfrytëzoni të gjitha veçoritë ushqyese të këtij ushqimi të çuditshëm.

Kujdesi

Ringrohja e spinaqit mund t’i shnëroj nitratet në nitrite, ndërsa nitrosaminet në batere të caktuara. Këto kompozime mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme, veçanarisht për fëmijët.

Personat që marin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin e spinaqit sepse është i pasur me kalium. Më së miri do të ishte që të këshilloheni me mjekun.

Spinaqi përmban acidin oksalinë i cili mund të shkaktojë gurë në veshka tek disa përsona. Personat që tashmë kanë gurë në veshka kanë nëvojë të kenë kujdes të veçantë në konsumimin e spinaqit, por edhe ushqimeve tjera./360grade/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU