Vjen në Tiranë më 22 e 24 tetor, opera Pagliacci

    Pagliacci, Opera me dy akte e Ruggero Leoncavallo do të rikthehet në skenën e TKOBAP në datat 22 dhe 24 Tetor 2015, ora 19.00/

    Ky produksion, me të cilin sopranoja e njohur Inva Mula debutoi si regjisore dhe pati premieren e saj në maj të këtij viti do të vijë sërish për publikun e interpretuar nga artistë të njohur të TKOBAP si Mariana Leka ne rolin e Neddes, Ylber Gjini ne rolin e Tadeos, Armando Likaj ne rolin e Silvios por edhe artiste te rinj si Klodian Kacani i cili pas rolit te rendesishem qe pati ne Operan Don Giovanni i besohet nje tjeter rol kryesor.  Ne rolin e Canios/Pagliaccos do te jete Davide la Verde, tenor i ftuar nga Italia.

    Orkestra do te drejtohet nga Maestro Orazio Baronello i cili po ashtu vjen nga Italia.

    Regjia do te jete e Inva Mules dhe do te percillen mesazhet e forta kundër dhunës ndaj gruas”.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU