Vjedhja e armatimit në Pashaliman, lihen në burg 4 ushtarakët

Gjykata e Vlorës ka lënë sot në “arrest me burg” 4 të arrestuarit si përgjegjës të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake në Pashalimanit.

Të akuzuar për shpërdorim detyre do të qëndrojnë në qeli 4 ushtarakët Lesko Ramosaçaj, Edlir Nelaj, Ervis Memsulaj dhe Ardit Ramaj.

Mësohet se në bazën ushtarake janë vjedhur disa armë dhe municione 2 automatikë, një pushkë, 40 granata dore luftarake dhe mbi 5 mijë fishekë të llojeve të ndryshme.

Lista e armatimeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit;

2 arme luftarake automatike model 56 me bajonet shtize
700 fisheke luftarake 7.62m qe perdoren nga arme luftarake pistolete TT model 54
3691 fishekë luftarakë qe perdoren nga armet luftarake automatik blindshpues djeges
40 granata dore luftarake
40 ndezesa per granata dore luftarake
1 kreher hark automatik luftarak
1 pushke M-4 karabine luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mm
1000 fisheke luftarake model 5.56mm x 45mm me maje te rrubullaket normal
4 krehera rezerve per 30 fisheke luftarake 5.56mm

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU