Vjedhja e arkës në Katredalen e Korçës, arrestohen tre autorët

KORÇË – Një javë pas vjedhjes së një sasie lekësh në Katedralen e qytetit të Korçës, policia ka arrestuar sot tre persona. Të arrestuarit janë Ronaldo Berberaj, 18 vjeç, Lorenc Berberaj, 18 vjeç dhe R.SH, 15 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe po punohet për kapjen e shtetasve D.H., 15 vjeç dhe M.T., 14 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal. Prifti At Ilia, në një prononcim për mediat pas ngjarjes tha se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe se vala e grabitjeve po vazhdon.

Autorët e grabitjes u shtirën si besimtarë dhe kanë hyrë në kishë, ndërsa pasi janë larguar njerëzit e tjerë, ata kanë grabitur arkën e të varfërve.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU