Vjedh një makinë dhe plaçkit dyqanin e mishit, arrestohet hajduti në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 39 vjeçar, i cili sapo kishte vjedhur një dyqan mishi.

Erjon Janka kishte vjedhur të gjithë furnizimin e dyqanit për festat e fundivitit, ndërsa është pikasur nga policia në tentativë për t’u larguar.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se edhe mjeti me të cilin Janka po kryente transportin e mishit ishte i vjedhur.

Sipas policisë, 39-vjeçari e kishte futur sasinë e mishit në një automjet Fiat Punto, të cilin e kishte vjedhur gjithashtu disa minuta më parë në lagjen “Isa Boletini”. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhje, kryer më shumë se një herë”.
shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU