Viti i Ri, mesazhi i djalit të Mark Frrokut nga qelia e të atit

    Autoritetet e Burgut 302 kanë bërë një surprizë më 31 dhjetor, duke lejuar familjarët që t’i takonin të afërmit e burgosur.

    Mes të paraburgosurve që takoi fëmijët ishte edhe ish­deputeti Mark Frroku, djali i të cilit dha një urim të pafajshëm për të gjithë të dënuarit në vend:

    “Unë uroj që të lirohet jo vetëm babi im, por të gjithë”, raporton TCH. Mark Frroku qeshi dhe i tha: “Bravo, shumë bukur ke folur, tamam si politikan”. Frroku, ish­deputet i PKD­së gjendet në burg për llogari të autoriteteve belge, pasi akuzohet për vrasje atje.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU