Visar Ymeri: Kujdes nga aventurat e rrezikshme të Thaçit

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se nuk mund të ketë dialog me Serbinë pa konsensus politik e shoqëror.

Ai ka deklaruar për “Epoka e re” se është e domosdoshme që Kuvendit të Kosovës t’i bartet vendimmarrja sa i përket dialogut në mënyrë që të parandalohen e të pamundësohen “aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi” për territoret e sovranitetin e vendit.

 

Ymeri ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet në kushte të transparencës së plotë dhe me pajtueshmërinë e të gjithëve për një platformë shtetërore sa iu përket qëllimeve dhe synimeve që i ka Kosova në këtë dialog.

Ai ka thënë se vetëm pas votimit të një platforme shtetërore me votë të kualifikuar të 2/3 të deputetëve, procesi i dialogut do të fitonte legjitimitet dhe strategji. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU