Vijon trendi pozitiv, remitancat në nivelin më të lartë prej 2013-ës

Remitancat u rritën në këtë periudhë të parë të vitit 2018, në vlerën e 147 milionë eurove, niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa trendi i zgjerimit është përshpejtuar në 3 mujorin e dytë të këtij viti.

Remitancat vijojnë të jenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës në vendin tonë. Pas vitit 2008 prurjet e emigrantëve shënuan rënie, duke reflektuar krizën e shteteve fqinjë, por pas vitit 2013 remitancat iu rikthyen sërish rritjes raporton ATA.

Sipas studimeve të Bankës Qendrore, të ardhurat nga emigrantët (remitancat), janë një burim i rëndësishëm financimi për ekonominë vendase, të cilat kanë treguar se janë në gjendje t’u rezistojnë edhe situatave të krizave ekonomike.

Megjithëse shifrat janë pozitive, shfrytëzimi i këtij burimi mbetet ende larg niveleve potenciale. Një shfrytëzim më i plotë i tyre do t’i kthente remitancat (të ardhurat nga emigracioni) në një katalizator për zhvillimin ekonomik, financiar dhe shoqëror të vendit, në të ardhmen.

Remitancat, ose prurjet valutore të emigrantëve në Shqipëri, u rritën me 9% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU