KUCOVE- Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë, Valbona Hoxha, largohet nga grupi i Këshilltarëve te LSI-se dhe i bashkohet grupit socialist.
Vendimi i Hoxhës u bë publik sot nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçove, ku një dite me pare kishte depozituar edhe deklaratës e largimit te saj.
Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve qe i bashkohet grupit te këshilltarëve socialist ne Kuçovë, grup i cili tani perben maxhorancen në këshill me 17 anëtare nga 35 qe eshte numri total i këshilltarëve.
Nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janë bashkuar PS-se,2 prej tyre kanë qenë nga LSI dhe 3 nga partitë e vogla.
a.ç