Vijon protesta e studentëve në rrethe, i bashkohen edhe gjimnazistët

Paralelisht me ata të Tiranës, studentët nga rrethet nuk i janë ndarë protestave në ditën e 9-të, ndërsa kauzës së tyre i janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Nga qyteti i Korçës, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se marshimi i studenteve nisi pak më parë,  ku u bashkuan gjimnazistët e shkollave të mesme. Kodra shton studentët janë shumë në numër dhe priten të shtohen akoma.

Nga qyteti i Elbasanit, gazetari Fatmir Popja raporton se studentët e Elbasanit ashtu si dje kanë vijuar me protestat, ndërsa kauzës së tyre u janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Në Berat, nis protesta e gjimnazisteve, në përkrahje të studenteve. Nxenësit e gjimnazit Kristaq Capo nuk u futen fare në mesim dhe dolën në sheshin qendror të qytetit për të protestuar. Lëvizja e gjimnazistëve ka nisur të ndihet dhe në qytetin e Beratit,ku një grup nxënësish u mblodhën në qendren e qytetit duke dalë në mbrojtje të studenteve në Tiranë dhe gjithë vendin. Ata janë shprehur se do të ishin me të shumtë në numer nese do te lejoheshin te gjithe nxenesit te dilnin nga shkolla,ne mbeshtetje te tyre kane dale dhe qytetare beratas.

a.çupaj

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com