Vijon paniku nga tërmetet, regjistrohen 10 lëkundje të tjera gjatë natës

Nuk kanë ndalur lëkundjet gjatë natës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar të paktën 10 tërmete gjatë natës, nga ora 22:40 deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I fundit është regjistruar në orën 03:56 minuta në Bulqizë dhe ka qenë me magnitudë 1.7 rihter thellësi 23 km.

Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë poshtë nën 2. 4 të shkallës rihter.

Gjithashtu lëkundjet sizmike kanë vazhduar edhe gjatë pasdites së djeshme pas tërmetit më të fuqishëm që u regjistrua po në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter rreth në orën 17:38 të 11 gushtit.

Nëntë lëkundje kanë pasur epiqendrën në Bulqizë, ndërsa një që është shënuar në orën 03: 28 të 12 gushtit ka qenë në Borsh./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU