Videolajm/ Qeni që dëshironte sërish jetën pasi takoi këtë fëmijë

Më herët këtë muaj, Chirstchurch Bull Breed Rescue, një organizatë për shpëtimin e kafshëve në Zelandë të Re, strehoi një pitbull të tmerruar, i cili ishte goditur dhe tmerruar shumë pasi kishte mbetur disa javë jashtë nëpër rrugë.

Një punonjëse e organizatës, Abbey van der Plas, kaloi dy ditë duke u munduar që ta nxjerrë jashtë kafazit qenin e tmerruar dhe ta fitonte besimin e tij, por nuk ia doli.

Pas dy ditëve, ajo vendosi që të sillte djalin e saj 7-vjeçar për ta vizituar atë, dhe sapo ai erdhi, qeni filloi të reagonte, u ngrit në këmbë dhe iu afrua kafazit – duke treguar dashuri ndaj tij pa hezitim, transmeton Gazeta Express.

Një video, që shfaqë momentin kur vogëlushi i afrohet kafazit të qenit, është bërë hit në rrjetet sociale, duke marrë kështu mijëra shikime dhe komente në Facebook.

Është sikur ky vogëlush të kishte diçka tërheqëse brenda tij, që bëri që qeni i tmerruar të rikthehej përsëri në jetë, dy ditë pas nuk kishte reaguar fare, duke qëndruar vetëm shtrirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU