VIDEO/ Zjarr në një restorant në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një restorant është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mesditës të kësaj të shtune në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shërbimit zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Kryerja e ekspertizës pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri lidhet me shkaqe aksidentale./a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU