Shpesh herë thuhet se wrestling nuk është i vërtetë, por se gjithçka është më skenar. Por një nga wrestlerat më në zë, John Cena është dëmtuar rëndë mbrëmjen e djeshme.
Gjatë një ndeshje ndaj wrestlerit Seth Rollins, Cena ka marrë një shkelm në fytyrë, duke i shkaktuar atij thyerjen e hundës.
Menjëherë pas goditjes, ai është gjakosur dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve për të ndaluar gjakderdhjen. Por edhe pse i dëmtuar ai ka arritur të fitojë ndeshjen.