Video/ Vjehrri puth në buzë me forcë nusen e djalit ditën dasmës

Një zënkë e madhe ka shpërthyer mes të ftuarve në një dasmë, pasi vjehrri i nuses e puth atë me forcë para qindra njerëzve.

Pamjet shokuese tregojnë burrin e dehur që e tërheq nusen e djalit të tij me forcë duke e puthur, ndërsa të ftuarit e shohin skenën të tmerruar.

Anëtarët e të dy familjeve u grindën në mes të ceremonisë së bujshme, në qytetin e Yancheng, në provincën Jiangsu në lindje të Kinës.

Nusja dukej në siklet kur vjehrri i saj i moshuar vuri dorën përreth saj, pastaj papritmas ndalon dhe e puth atë në buzë.

Në video dëgjohet dixhei i dasmës që bërtet i befasuar, ndërsa nusja përpiqej të çlirohej nga krahët e vjehrrit të saj.

Sipas “The Sun”, ngjarja ka ndodhur më 22 Shkurt dhe familja ka thënë se babai i dhëndrit kishte pirë shumë atë ditë si edhe kanë kërkuar që videoja të mos shpërndahet më në rrjetet sociale.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU