VIDEO/ Veterani shqiptar i luftës së Vietnamit që shkoi për të shpëtuar McCain

Shqiptari me origjinë nga Kosova Muharrem Maralusha është veteran i luftës së Vietnamit dhe tani ka dalë në pension në ushtrinë amerikane.

Ai ishte pjesë e ekipit që shkoi për të shpëtuar në Vietnam senatorin John McCain, i cili si pilot ishte zënë rob nga komunistët vietnamez, raporton Klan Kosova.

Maralusha ka bërë rrëfimin e tij rreth operacionit të shpëtimit të senatorit të ndjerë amerikan por që nuk kishin mundur ta gjenin.

“Jeta e ime i ka do momente/kujtime i ka do përbashkëta me Sen.Mçain. Isha me Marinsat Amerikanë në Vietnam, viti 1969. Isha anëtar i Batalionit 1/9 US Marinës, nofka e këtij batalioni ishte: Të vdekurit në lëvizje (Ëalking Dead). Njësia ime, si një njësi vëzhguese, zonën operative e kishte përgjatë kufirit që e ndante Vietnamin e Jugut me atë të veriut.
Në këtë kohë, vietnamezët e veriu i patën një numër amerikanësh të zënë si rob lufte. Të gjithë ishin pilotë të aeroplanëve ushtarakë që ishin rrëzuar nga raketat kundër ajrore të ushtrisë komuniste të Vietnamit Verior. Vietnamezët, për çështje sigurie nuk i mbanin në të njëjtin vend (lokacion) të zënët rob, por ja u ndërronin vendin gjithmonë. E ne si njësi vëzhguese, gjithmonë i dërgonim patrullat (me nga tre vetë) vëzhguese për t’i zbuluar këto lokacione. Ndonjëherë këto patrulla zgjatnin nga 1-2 javë. Një ndër të zënët rob ishte dhe Senatori Mçain. Unë ndenja në Vietnam me Marinsat, dy vjet. Por nuk patëm fat me i zbulu lokacionet e këtyre kampeve, se vietnamezet kishin informata se ne jemi duke i kërkuar natë e ditë. Vietnamezët e veriut e kishin zhvilluar luftën guerile në një art shumë të lartë. Dëshira ime ishte dhe është që ta krijoj një njësi më të përsosurën në bot, duke i bashkuar profesionalizmin e Marinsave Amerikanë dhe dijeninë e vietnamezëve veriorë si me e luftue një ushtri të rregullt. Çdo ushtri e ardhshme e Kosovës s’ka me pas superioritet për nga numrat, por duhet të specializohet si me i bo do kombinime. Me një stërvitje të kombinuara, shumë herë shkathtësia del fituese ndaj numrave superior. Lavdi për senatorin Mc Cain, e ka dashur Kosovën me zemër gjithmonë”, shkruan ish-ushtaraku shqiptar me me ushtrinë amerikane./a.m.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU