Ky është momenti kur një kamikaze injoron të shtënat paralajmëruese të policisë në një pikë kontrolli në Çeçeni, dhe hedh veten në erë.
Karina Spirindonova shihet në videon e publikuar më poshtë e veshur me të zeza, duke ecur vetëm në drejtim të policëve të armatosur në Grozny dhe mëpas 25-vjeçarja hedh veten në erë.
Policia ka njoftuar se “gruaja e radikalizuar” aktivizoi rripin e mbushur me lëndë shpërthyese menjëherë sapo u afrua në postobllok.
Karina Spirindonova është vajza e politikani lokal pro Vladimir Putinit.
Raportohet se na shpërthimi nuk është lënduar asnjëri nga policët që ishte në postbllok.
Policia po hulumton motivet e këtij veprimi, edhe pse mendohet se asaj i është “shpëlarë truri” nga militantët e ISIS-it./a.ç