VIDEO/ Turistja tenton akrobacinë por e pëson keq

Një turiste pësoi aksident teksa u hodh prej një platforme, që ndodhet afër një lumi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Ajo u shfaq duke qeshur, para se të lëshohej me litar, për të rënë në breg dhe të rrotullohej, derisa përfundoi në ujë.

Të pranishmit që e inkurajuan të hidhej, nisën të psherëtinin kur ajo u përplas për toke, pasi lëshoi mbajtësin më herët se duhej.

Mësohet se ajo ka gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse përplasja e la me disa gërvishtje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU