(Video) Tifozja bukuroshe e Shqipërisë “shtatzënë” me italianin, ai nis të qajë

Irid Oxa, tifozja seksi e përfaqësueses shqiptare të futbollit, e cila mori famë përkrah Rike Rocit në Euro 2016, në të kaluarën ka pasur një histori intime me këngëtarin italian Moreno, fitues të emisionit “Amici”. Këngëtari në fjalë njihet si një “Don Zhuan” dhe drejtuesit e emisionit satirik “Le Iene” kanë menduar t’i punojnë një rreng me kamera të fshehtë nëpërmjet bashkëpunimit të shqiptares.

Irid, e përgatitur nga “Le Iene”, i komunikoi Morenos se kishte mbetur shtatzënë nga historia që të dy kishin pasur së bashku. Ajo e telefonoi duke i dhënë lajmin e më pas i bëri një vizitë të papritur në orën 8 të mëngjesit duke e lajmëruar se do të kërkonte 25% të fitimeve nga karriera e tij. Moreno filloi të qante duke kujtuar se Irid praktikisht po i bënte shantazh, ndërsa kaloi në një krizë të mirëfilltë nervash, duke arritur deri sa të villte nga nervozizmi, i ngacmuar vazhdimisht nga miqtë e tij.

Një histori mjaft komike për teleshikuesit, por shumë stresuese për Morenon, lehtësimi i të cilit dukej qartë në momentin kur i thanë se kishte qenë vetëm një rreng.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU