VIDEO/ Surpriza e pakëndshme, kur vullkani të shpërthen në kopshtin e shtëpisë

Një burrë nga Hawaii ka gjetur një surprizë të pakëndëshme kur është kthyer në shtëpi, një vullkan që shpërthen në fund të kopshtit të tij.

Keith Brock u largua nga shtëpia pas shpërthimit të vullkanit Kilauea.

Por kur u rikthye për të marrë gjërat që kishte lënë pas në shtëpi, u përball me vullkanin.

Vullkani Kilauea po kërcënon qindra shtëpi në Hawaii. Rreth 2000 persona janë evakuar.

Disa prej tyre iu është lejuar që të rikthehen në shtëpi për të shpëtuar kafshët dhe të marrin medikamentet, por që duhet të jenë gati për tu larguar sapo të njoftohen./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU