VIDEO/ Studentët dëbojnë deputetin e PD: Ik, ik! Jeni hipokritë, largohu!

Me fjalët “Ik, ik. Jeni hipokritë, largohu. Dil nga dera e Fakultetit tonë”, studentët e Fakultetit Ekonomik kanë larguar deputetin e PD, Luçiano Boçi nga ambientet e këtij fakulteti.

Deputeti demokrat mbërriti për të mbështetur protestën e studentëve, por ka hasur në refuzimin e studentëve.

Boçi iu është drejtuar studentëve se kishte shkuar pranë Fakultetit për të larguar policinë e rendit, por ky pretendim i tij është konsideruar nga studentët si hipokrizi, pasi ata nuk duan përzierjen e protestës së tyre me politikën.

Luçiano Boçi: Unë jam në funksionin tim.

Studenti: Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni.Ju lutem vazhdoni jashtë.Nuk ndihemi të përfaqësuar nga asnjë deputet i Kuvendit.

Studentët: Largohuni!

Boçi: I kërkova policisë të paraqiste dokumentin me anë të cilit justifikon ardhjen.Policia duhet të jetë në Universitet vetëm me një kërkesë të dekanit apo rektorit. Meqenëse nuk e kanë duhet të dalin. Studentët mund të vazhdojnë. Ne kemi ardhur të largojmë policinë.

Deputeti demokrat debatoi disa minuta me një prej policëve.

Boçi: Nuk keni pse rrini në territorin e Universitetit. Duhet të dalim bashkë dhe policia dhe unë. Dakord, studentët nuk e duan politike.

Studenti: Nuk e duam partiake, politike është.

Boçi: Kam ardhur për të larguar policinë, vetëm për këtë mision. Do largohemi bashkë me policinë, mos bëj detyrën partiake (i thotë një studenti).

Studenti: Kur protestojmë, del kryeministri dhe na thotë jeni të opozitës. Kur u themi deputetëve të opozitës largohuni, na tjhotë bëni detyrën e partisë, dmth qeverisë. A e kuptoni sa hipokritë jeni të dyja palët?!

Studentja, Boçit: Largohuni, studentët nuk kanë nevojë për ju!

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU