VIDEO / Stafi i Kolumbisë sulmon Sterling…

Një nga pjesëtarët e stafit teknik të Kolumbisë ka sulmuar Raheem Sterling në fund të pjesës së parë të ndeshjes së luajtur për 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës 2018, në momentin që u mbyll pjesa e parë dhe sulmuesi i Anglisë po shkonte drejt dhomave të zhveshjes.

Eduardo Julio Urtasun, përgatitësi atletik i skuadrës së drejtuar nga Jose Pekerman, ka qenë ai që ka provokuar Sterling duke e përplasur me shpatull lojtarin që ishte në vrapim e sipër.

E gjithë ngjarja u vu re nga gjyqtari i katërt, por ky i fundit nuk mori masa, teksa Sterling u tregua i matur dhe nuk reagoi. /telesport/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU