VIDEO skandaloze/ Tifozët rumunë thirrje raciste: “Kosova zemra e Serbisë”

Qindra tifozë rumunë kanë bërë thirrje raciste duke brohoritur “Kosova zemra e Serbisë” dhe parulla të tjera në ndeshjen e sotme kundër Serbisë në Beograd.

Serbët, para ndeshjes e kishin vlerësuar lart këto brohoritma të tifozëve rumunë, të cilët ishin rreth 10 mijë sonte në Serbi.

Mediat e Serbisë e kanë quajtur kënaqësi korin e tyre racist “Kosova është zemra e Serbisë”, që kanë kënduar tifozët rumunë derisa ata kanë ndezur edhe flakadanë.

Federata e Futbollit të Kosovës, duhet të reagoi në UEFA për brohoritmat e tifozëve serb që vazhdimisht bëhen në tribunat e stadiumeve serbe.

Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur thirrje të këtilla, derisa Serbia dhe Rumania ndanë pikët në kuadër te Grupit 4 te Liges C te Kombeve./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU