VIDEO SKANDAL / Peshkim me dinamit në mes të ditës në lumin Drin

Grupi “SFA” ka publikuar një video skandaloze të filmuar fshehurazi pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për disa shtetas të papërgjegjshëm që hedhin dinamit në grykëderdhjen e Drinit.

Sipas ‘SFA’, ora e filmimit është 09:10 e paradites dhe ngjarja ka ndodhur pranë skalierës.

Sado i pakuptimtë të duket shqetësimi i peshkatarëve sportivë që kanë publikuar videon, sidoqoftë peshkimi me rrjetë apo dinamit është i ndaluar. Madje një gjueti e tillë tregon se në duart e qytetarëve ka lëndë plasëse luftarake, çka përbën edhe vepër penale.

“SFA” apelon në Facebook që instancat shtetërore të reagojnë ndaj personave në fjalë, që jo vetëm përbëjnë rrezik por shkatërrojnë edhe botën nënujore.

/JavaNews/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU