VIDEO/ Shqipëri- Itali, publikohen formacionet zyrtare, Panuçi lë në stol Ajetin

20:02

Lojtarët e Kombëtares të gjithë me fanellën e Canës. Berisha del i pari në nxehmje me fanellën e Lorik Canës. Më pas dalin të gjithë futbollistët, të cilët mbajnë veshur, fanellën me numrin 5 të ish-kapitenit legjendar.

Ora 20:05

Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës Shqipëri-Itali. Nuk mungojnë surpriza, kur pritej që dyshja e qendrës t’i besohej Ajetit dhe Mavraj, trajneri ka befasuar duke hedhur në fushë Frederik Veselin.

Shqipëri-Itali 20:45

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Hysaj, Basha, Memushaj, Grezada, Kaçe, Roshi, Sadiku

Italia: Bufon, Kielini, Darmian, Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder

Radhë të gjata dhe kontrolle të rrepta, tifozët kuqezi po mbushin stadiumin

Ka filluar hyrja e tifozëve kuqezi në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe pse duhet rreth 1 orë nga startimi i supersfidës, janë vënë re radhë të gjata, të cilat kanë shkaktuar bezdisje dhe acarime.

Në këtë video nga Antena mund të ndiqni edhe atmosferën në stadium rreth një orë para fillimit të ndeshjes. Stadiumi ka filluar të mbushet, dhe tifozët po akomodohen për të parë spektakël, në këtë përballje historike për këto dy Kombëtare.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh, kryesisht ata vendas nxituan të futeshin herët për të shmangur radhët e gjatë, por gjithsesi nuk i kanë shpëtuar pritjes, kjo për shkak të kontrolleve të rrepta nga ana e Policisë së Shtetit.

 

FOTO: F.Hazizllari

 

FOTO: F.Hazizllari

 

FOTO: F.Hazizllari

FOTO: F.Hazizllari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU