VIDEO/ Shpërthimi në Ankara, shkon në 25 numri i të vdekurve, dhjetëra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen Kizilay të Ankarasë ndërsa autoritetet raportojnë për 25 të vdekur dhe 75 të plagosur. Televizioni turk NTV raportoi se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë bombë, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Dëshmitarët thonë se shpërthimi ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve në bulevardin “Ataturk”, aty ku gjenden edhe disa ndërtesa qeveritare.

Përpos të lënduarve, ka edhe dëme materiale, ku raportohet se dhjetëra makina janë në flakë.Capture

Ndërkohë një tjetër shpërthim ndodhi muajin e kaluar po në kryeqytetin e Turqisë, duke lënë 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Një automjet i mbushur me eksploziv shpërtheu gjatë kalimit pranë një autobusi me ushtarë turk në bord. Kjo ngjarje ndodhoi në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU