VIDEO/ Shpata, armë e tufa me para. Ja çfarë u gjet në shtëpitë e ‘të fortëve’ në Nikël

Armë, fishekë, tufa me para, thika, por edhe shpata. Këto janë ato që ka sekuestruar policia gjatë bastisjes së banesave të të fortëve të Niklës.

Në videon e publikuar nga policia shihen edhe banesat luksoze ku jetojnë të arrestuarit.

Autoritetet policore kanë publikuar këtë të enjte pamjet e operacionit të nisur orët e para të së mërkurës në fshatin Nikël të Krujës.

Gjatë aksinit të forcave RENEA dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë u arrestuan 5 persona me precedentë penalë.

Ne pranga rane Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu, Skënder Leze dhe Valter Bami.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë e tipit Bareta, një Revolver Trident, tre armë gjahu, një pushkë sportive pleumatike dhe 28 fishekë luftarake me kalibër 9 milimetra.

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU