Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër ku një shofer furgoni që transportonte nxënës shkolle, ka dhunuar njërin prej tyre.
Nxënësit e tjerë kanë filmuar episodin. Materiali iu përcoll Ministrisë së Brendshme nga Ministria e Arsimit.
Më poshtë mund të shihni momentet kur shoferi dhunon njërin prej nxënësve e më pas edhe një tjetër që po qeshte.
Në një dalje publike zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se tashmë personi që shkaktoi incidentin ndodhet në komisariatin e Dibrës, ndërsa hetimet po vijojnë.
“Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambientet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.