VIDEO/ Shiko si mund të paguash parkimin në Tiranë me celular 

Çdo qytetar i Tiranës ka mundësinë të paguajë me celularin e tij dhe të paguajë parkingun për aq orë sa do të qëndrojë, vetëm duke dërguar numrin e targës tek numri i Bashkisë, 50-500 i cili është i aksesueshëm nga të gjithë operatorët.

Pas dërgimit të SMS, drejtuesit e automjeteve paguajnë parkingun për një orë, ndërsa 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit, do të vijë një SMS i cili do të thotë, “Mund ta lëvizësh makinën sepse po të përfundon parkimi ose duhet të çosh edhe një SMS tjetër, nëse do të paguash edhe për një orë tjetër”.

Projekti po pilotohet fillimisht në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e mandej do të shtrihet në të gjithë zonën A.

Bashkia njofton se çdo e ardhur që vjen nga parkimi do të shkojë për realizimin e punëve publike në qytet dhe për mbjelljen e pemëve në Pyllin Orbital.

Kjo nismë e Bashkisë së Tiranës për pagesën elektronike ka dy ditë që ka nisur nga zbatimi.  Qytetarët të cilët kanë përdorur mënyrën e re për parkimin e makinave shprehen se kjo u ka kursyer atyre mjaft kohë dhe ka përmirësuar shërbimin ku kontakti fizik është totalisht i eliminuar. /ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU