Ky është momenti tronditës kur një i ri goditet me shkop bejsbolli mbrapa kokës.
Në pamjet filmike do të shikoni dy burra që dalin me shkopinj në dorë nga një makinë Range Rover dhe më pas godasin një 32-vjeçar.
Më pas i riu rrëzohet pa ndjenja në tokë dhe autorët largohen me shpejtësi.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në një rrugë në Bronks në New York.
Nuk dihen ende arsyet se pse u godit i riu, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.
a.ç