VIDEO/ Shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert madhështor në Vatikan nga yjet shqiptarë

Yjet e skenës shqiptare janë bërë bashkë mbrëmjen e sotme në vigjilje të kanonizimit të Nënë Terezës në një koncert të organizuar në bazilikën e Shën Palit, në Romë.

Në Bazilikën e Shën Palit, që është njëra prej katër bazilikave më të mëdha papnore në Romë, ka nisur koncerti në nderim të figurës së ‘Nënë Terezës, ku performojnë yjet shqiptarë, që karrierën e tyre e zhvillojnë kryesisht në nivel ndërkombëtar. Mes tyre, sopranot e mirënjohura Inva Mula e Ermonela Jaho dhe këngëtarja Rita Ora.

Himni kushtuar Nënë Terezës “Vals Hyjnor”, me vetë vargje të murgeshës së të varfërve gjatë një udhëtimi nga Irlanda në Kalkutë, kompozuar nga Genc Tukiçi, interpretohet nga diva, Inva Mula, së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj. Pikërisht Inva ishte e para që performoi, pas një fjalimi emocionues të futbollistit Lorik Cana.


Cana dhe Rita Ora ne koncertin per Nene Terezen by e-d21

Sopranoja Inva Mula interpreton po ashtu “Ave Maria” të Schubert , ndërsa “Thais Meditation” i Massenet erdhi nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.


Inva Mula ne koncertin per Nene Terezen by e-d21

“Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar, si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit, paqes, tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë” shkruante më parë Dijana Tosku, ideatorja e këtij himni, në rrjetin e saj social.

Në vijim të koncertit, “Panis Angelicus” interpretohet nga sopranoja Ermonela Jaho ndërsa “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, nga tenori Ramë Lahaj.

Të pranishëm në këtë koncert janë edhe Lorik Cana për të recituar vargje të Nënë Terezës, e po ashtu Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora.

cana nene tereza

salla koncerti

Nishani rama Nene tereza

inva mula nene tereza koncerti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU