Autoritetet në Medelin të Kolumbisë kanë shembur me tritol shtëpinë gjashtë katëshe të “mbretit të kokainës”, Pablo Escobar.
1500 njerëz u evakuan përpara se autoritetet të jepnin urdhrin që godina të shembej. U deshën vetëm 3 sekonda që të shembet perandoria e ngritur nga kapoja i drogës kolumbiane.
Për shkatërrimin e fortesës është përdorur 200 kg eksploziv. (TemA)