VIDEO/ Salah rrëmben çmimin “Puskas”

FIFA mban mbrëmjen gala në Londër, ku ka mbledhur emrat më të mëdhenj të botës së futbollit, ndërsa janë ndarë edhe çmimet. Goli më i bukur i vitit, çmimi “Puskas” shkoi për perlën e Mohamed Salah. Egjiptiani realizoi një gol të jashtëzakonshëm në derbin mes Liverpulit dhe Evertonit sezonin e kaluar. Konkurrentë të egjiptianit ishin Bale me golin e shënuar në Champions, rusi Cherishev me golin e tij në Botëror, por edhe goli i Ronaldos ndaj Juventusit në Champions. /ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU