VIDEO /Ruçi dhe Balla të pranishëm në vendosjen e bustit të Skënderbeut në Itali

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla morën pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Në një video të postuar në Facebook, Taulant Balla,ka treguar momentin e ceremonisë së vendosjes se bustit të heroit kombëtar në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS,ndodhen për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU