VIDEO/ Rrihen me njëri-tjetrin azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani
Numri i emigrantëve në Gjermani nga vendet e Ballkanit Perëndimor është në shifra rekord. Sidomos gjatë vitit 2015, shumë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë shkuar në këtë vend me qëllim për të përfituar azil.
Por, përveç këtij fakti këta emigrantë kanë arritur të bëhen objekt kronikash edhe për disa arsye të tjera.
Pas arrestimit të një grupi të madh azilkërkuesish shqiptarë, të cilët akuzohet për vjedhje së fundmi është publikuar një video sherri mes emigrantëve.
Një grup refugjatësh në një kamp në Dresden janë përleshur mes tyre. Por për fat nuk ka pasur asnjë të plagosur rëndë.
Në këtë sherr janë përfshirë edhe disa shqiptarë, ku në video dëgjohen duke bërë komente në gjuhën shqipe.