VIDEO/ Rrëfimi i një punonjësi kanabisi në Dukagjin… “sa para merrnim dhe si e gjeta vendin e punës”

Nga Dukagjini një burrë bëhet dëshmitar i asaj çfare ndodh në plantacionet me kanabis sativa. Ai iu drejtua policisë dhe prokurorisë së Shkodrës, por siç tregon ai, asnjë prej tyre nuk i hapi dyert, ndaj ai kërkoi ndihmën e ABC News.

Intervistën me punetorin e plantacioneve të drogës në Dukagjin e realizoi gazetari Simon Shkreli.

INTERVISTA:

Ju kemi punuar 2­3 vjet në plantacionet e kanabisit?

Po është e vërtetë

Në cilën zonë?

Dukagjin Kur ke punaur herën e parë?

Para 3­4 vjetësh

Sa kohë?

Rreth 5­-6 muaj afërsisht

A ju kanë paguar dhe sa?

Premtoshin për të paguar shumë por pastaj paguanin keq dhe nuk më kanë paguar lekët

A i keni kërkuar lekët?

Po

A ju kanë dhënë?

Jo muajt e fundit sidomos jo.

Si gjete punë te kultivuesit e kanabisit?

Muhabete shokësh, muhabete kafenesh se kush është trim punon me kanabisin, do ta kisha bërë vetëm prej hallit jo se jam kontrabandiast apo njeri kriminal po thjesht nga halli.

Aa paguhet një ditë pune?

15 mijë të vjetra nga mëngjesi në darkë.

Sa vetë punonin?

Rreth 20 veta bëheshin kur ishte koha e mbjelljes.

Kultivuesit i njihnit?

Të gjithë ishin të panjohur, të tregoj kush më ka cuar atje s’është mirë se e ka bërë për mirë.

Pse u largove?

S’më pëlqente mënyra se si silleshin, filluan të shanin dhe ofendime, nuk isha i sigurt, kisha frikë, më dukej vetja se isha në burg, me armë te koka, të gjithë kishin informacione se unë kisha punuar në një grup tjetër kriminal. Këta të gjithë thoshin se njifnin shefin e policisë. Kam qenë në polici, e kam denoncuar këtë fakt, por ata filluan të më bënin presion psikologjik, kush je ti të denoncosh shtetin, cfarë je ti, dhe unë kisha mbetur i frikësuar normal kur të bëjnë terror. Edhe kisha frikë se do dënohesha me burg, kur të dënohem me burg kur dal unë?

https://www.youtube.com/watch?v=MSHKMez9SPQ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU