Një ndeshje e futbollit të femrave ndërmjet klubit Universitarios dhe Libertades në ligën e Argjentinës ka përfunduar në një kaos pasi gjyqtari kishte akorduar një penallti.
Katër futbolliste janë dërguar në spital pas rrahjeve të rënda.
Përleshja filloi kur trajneri u përjashtua nga loja pas protestimit për penalltinë e akorduar nga gjyqtari.
Një lojtare nga radhët e Universitarios filloi të bërtas në drejtim të bankës rezervë të klubit kundërshtar, ndërsa lojtarja nga Libertades ka ndërhyrë dhe pastaj ka filluar përleshja./a.m.