VIDEO/ Rama: Tekstet e reja të shkollës do thellojnë kthesën historike në arsim

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me librat e rinj shkollorë që po ofrohen falas për 190 mijë fëmijë. Në statusin e tij në Facebook, Rama shkruan se tekstet e reja të shkollës vijnë nga shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge dhe do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike në arsim.

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe që ndjekin arsimin parauniversitar. Më herët, kryeministri Edi Rama, është shprehur se qeveria ka për synim që ta shtrijë këtë nismë deri në klasën e nëntë.

Postimi i Ramës në Facebook: 

MIRËMËNGJES dhe me këtë dëshmi se si krahas LIBRAVE SHKOLLORË FALAS për 190 mijë fëmijë, tekstet e reja të shkollës nga shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike, që kemi nisur në arsimin shqiptar, ju uroj një javë të mbarë. /ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU